Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/105/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kur i atribuohen Krijuesit të tyre të Vërtetë, Universi bëhet aq i lehtë e pa shqetësim sa një pemë, pema aq e lehtë sa një farë, Parajsa aq e lehtë sa pranvera dhe pranvera aq e lehtë sa një lule. Ne tani do të shpjegojmë shkurt një ose dy dëshmi prej qindra dëshmive që janë shtjelluar në detaje në pjesët e tjera të Risale-i Nurit; ato dëshmi shpjegojnë misteret dhe shembujt e urtësisë në bollëkun e dukshëm e të pakufishëm dhe në shumicën e qënieve, lehtësinë e numrit të madh të individëve në çdo specie dhe faktin se qëniet e mirërregulluara, të punuara me mjeshtëri të lartë artistike dhe të vlefshme vijnë në ekzistencë me një shpejtësi shumë të madhe dhe me lehtësi të skajshme.