Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/11/sq
Kur shkova në Ankara në vitin 1920, morali i njerëzve të besimit ishte shumë i lartë si rezultat i fitores së ushtrisë islame mbi grekët. Por unë pashë se një rrymë e urryer ateizmi po përpiqej pabesisht e tradhëtisht për të prishur, helmosur dhe për të shkatërruar mendjet e tyre. “O Zot!” Unë thirra, “kjo kuçedër synon të dëmtojë themelet e besimit”. Në këtë pikë, meqenëse vërseti i lartëpërmendur shpjegon në mënyrë të vetëkuptueshme ekzistencën e Allahut dhe qartësinë e unitetit të Tij, unë kërkova ndihmë prej tij dhe shkrova një trajtesë në arabisht që përbëhet nga një provë e cila u mor nga Kur‟ani i gjithurtë dhe ishte mjaft e fuqishme për ta shpartalluar e dërrmuar atë rrymë ateiste. Unë e botova atë në Ankara në shtypshkronjën Jeni Gyn. Por, medet, ata të cilët e njihnin arabishten ishin të pakët në numër, ndërsa ata të cilët e shqyrtuan atë me seriozitet ishin të rrallë. Gjithashtu argumenti i saj ishte në një formë tej mase të përmbledhur e të shkurtuar. Si rrjedhojë, trajtesa nuk e pati efektin që duhet ta kishte dhënë dhe, me keqardhje, ajo rrymë ateizmi grufulloi, u shtua dhe fitoi fuqi. Tani unë ndjehem i detyruar ta shpjegoj përsëri atë trajtesë me provat e saja në turqisht. Meqenëse disa pjesë prej atyre argumenteve janë shpjeguar plotësisht në pjesët e tjera të Risale-i Nurit, ajo do të shkruhet në mënyrë të përmbledhur këtu.
Ato prova të shumta bashkohen pjesërisht në këtë provë; prandaj secila prej tyre mund të shikohet si një element i kësaj trajtese.