Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/110/sq
Ti je një qënie. Në qoftë se ti ia atribuon veten tënde të Gjithëfuqishmit me fuqi Absolute, Ai të krijon ty nga asgjëja me një urdhër të vetëm dhe me fuqinë e Tij Absolute për një çast, si ndezja e një fije shkrepëseje. Por në qoftë se nuk do t‟ia dorëzoje veten Atij, por ia atribuon „Natyrës‟ dhe shkaqeve fizike, atëherë do të bëhej e domosdoshme, për të të krijuar ty, një punë e hollë, të shoshisësh me një shoshë të hollë universin dhe elementet e tij dhe të grumbullosh në masë të saktë e të drejtëpeshuar nga të gjitha qoshet e universit substancat prej të cilave përbëhet trupi yt, sepse ti je një përmbledhje e mirorganizuar e universit, je fruti i tij i shijshëm, indeksi i tij i zvogëluar dhe lista e universit.