Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/26/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Pamundësia e Dytë

    Në qoftë se krijimi i çdo gjëje nuk do t‟i atribuohej të Vetmit të Gjithëfuqishëm e të Gjithëlavdishëm, por do t‟i atribuohej shkaqeve materiale, atëherë do të bëhej e domosdoshme që shumica e elementeve të universit dhe të shkaqeve të tij të ndërhynin e të kishin ndikim në ekzistencën e çdo qënieje të gjallë.

    Gjendja është se ardhja së bashku e shkaqeve të kundërta e të ndryshme midis tyre vetë, vetvetiu, në përputhje me një rregull të plotë, me masë të hollë dhe me një harmoni të plotë në trupin e një krijese të vogël si miza për shembull, është një pamundësi e tillë e dukshme saqë cilido që ka mend sa krahu i një mize do ta refuzonte atë duke thënë: kjo është e pamundur, kjo është absurde.. kjo nuk mund të jetë..!