Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/37/sq
Pamundësia e Dytë
Trupi yt, o njeri, i ngjason një pallati të mahnitshëm që ka një mijë e një kube dhe tek çdo kube qëndrojnë të varur e pa mbështetje gurët. Madje, qënia jote është një mijë herë më e mrekullueshme se sa një pallat i tillë, sepse pallati i qënies tënde ripërtërihet vazhdimisht me rregull të plotë. Duke lënë mënjanë shpirtin tënd vërtetë të mrekullueshëm, zemrën dhe aftësitë e tjera të holla shpirtërore, të cilat në vetvete janë mrekulli, dhe të merrnim në konsideratë e të shqyrtonim vetëm një gjymtyrë të vetme, cilado gjymtyrë qoftë prej gjymtyrëve të trupit tënd që secila i ngjason një banese me kube, një pjese me kube të pallatit. Ashtu si gurët e një kubeje, grimcat qëndrojnë së bashku në drejtpeshim të plotë dhe me rregull duke demonstruar se secila prej tyre është një ndërtesë e mrekullueshme, një vepër e jashtëzakonshme arti dhe në mrekulli e fuqisë Hyjnore, si për shembull „syri dhe gjuha‟.