Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/69/sq
Krahasimi i Dytë: Një njeri trashanik hyri në botën e civilizimit e të qytetërimit dhe atje pa uniforma të njëtrajtshme të një ushtrie tej mase të disiplinuar duke kryer ushtrime të ndryshme. Ai vëzhgoi një batalion, një regjiment dhe një divizion duke qëndruar gatitu, të lirshëm dhe duke marshuar dhe, hapi zjarr me të marrë urdhrin sikur të ishte një individ i vetëm. Meqenëse mendja e tij e trashë dhe e pagdhendur nuk mundi ta perceptonte se udhëheqja e një komandanti madhështor ishte ajo që i zbatonte urdhërat nëpërmjet ligjeve të shtetit dhe të dekretit mbretëror, ai imagjinoi se ushtarët ishin lidhur me njëri-tjetrin me litarë.. Pastaj ai filloi të mendojë me imagjinatë se sa i çuditshëm ishte ky litar i përfytyruar. Dhe nisi t'i shtohej habia.