Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/74/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    O adhurues i shkaqeve!

    O fatkeq i joshur pas Natyrës!

    Meqenëse Natyra e çdo gjëje është e krijuar ashtu si vetë gjëja, sepse ajo është plot art dhe ripërtërihet vazhdimisht dhe, ashtu si pasoja, shkaku i jashtëm i çdo gjëje është gjithashtu e krijuar; dhe meqenëse për çdo gjë për të ekzistuar ka nevojë për shumë pajisje, mjete e vegla, atëherë duhet patjetër të ekzistojë një i Gjithëfuqishëm me fuqi absolute që ta krijojë gjënë dhe ta krijojë atë shkak për të, të sjellë shkakun në ekzistencë dhe, duhet medoemos që ky i Gjithëfuqishëm me fuqi absolute të jetë absolutisht i panevojshëm për ndërmjetësitë e pafuqishme që të ndajë me to Hyjninë e Tij dhe krijimin.

    Ruajna Zot! Ai i krijon njëherësh shkakun dhe pasojën drejtpërdrejtë. Me qëllim që të demonstrojë Urtësinë e Tij dhe manifestimin e Emrave të Tij të bukur, duke vendosur një lidhje shkakore të dukshme e formale dhe një marrëdhënie midis tyre nëpërmjet rregullit dhe radhës, Ai i bën shkaqet dhe Natyrën një perde për Dorën e Fuqisë së Tij Madhështore dhe si një mask për Dinjitetin e Tij dhe Madhështinë me qëllim që padrejtësia e jashtme, gjendjet e rënda dhe mangësitë në gjëra t‟u atribuohen atyre shkaqeve dhe, në këtë mënyrë të ruhet Dinjiteti i Tij.