Translations:Yirmi Üçüncü Söz/144/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Malet ishin fillimi dhe mbarimi i jetës: Domethënë kjo botë dhe bota e ndërmjetme (Berzah). Ura ishte rruga e jetës; ana e djathtë ishte koha e kaluar, ndërsa ana e majtë ishte e ardhmja. Feneri i dorës ishte krenaria egoiste njerëzore e cila nuk i bindet urdhëresave Hyjnore, por veçse njohurisë apo diturisë vetiake; është ajo njohuri e mangët që të çon drejt humbjes, që i ngjason varrit të madh në terrin e pafund. Kjo ego e cila krijimin e gjithësisë ia atribuon rastësisë, duke qenë vetëdashëse, ajo mbeshtetej në atë që njeh, që arrin të perceptojë me pesë shqisat dhe nuk i kushton vëmendje shpalljes qiellore. Gjërat që m’u përfytyruan si përbindësha e kuçedra ishin ngjarjet dhe krijesat e habitshme të botës.