Translations:Yirmi Üçüncü Söz/146/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Mirëpo, në qoftë se një njeriu të tillë i vjen udhëzimi Hyjnor, në qoftë se besimi hyn në zemrën e tij, në rast se tirania e egos mbi shpirtin të tij copëtohet dhe i kushton vëmendje librit të Zotit, ai do t’i ngjasote gjendjes sime të dytë të vizionit. Atëherë gjithësia, papritmas, do të merrte formën edhe ngjyrën e dritës dhe do të mbushet me dritën Hyjnore. Dhe bota do të recitojë vërsetin:

    اَللّٰهُ نُورُ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ All-llahu është drita e qiejve dhe e tokës”([1])

    Atëherë ai do të shikojë me sytë e zemrës se e shkuara nuk është varr i madh, por një vend paqeje e prehjeje për shpirtërat e pastër që kanë jetuar në çdo shekull, duke mbushur detyrat e tyre të adhurimit nën udhëheqjen e profetit ose të evlijave, thërrasin اللَّهُ أَكْبَرُ "Zoti është më i madhi", dhe kalojnë në të ardhmen duke fluturuar lart për tek vendbanimet e larta.

    Kur kthen shikimin nga e majta, nëpërmjet dritës së besimit, dallon nga një largësi e madhe vende argëtimi e pallate lumturie në kopshtet e parajsës që qëndrojnë përtej përmbysjeve dhe revolucioneve të mëdha të së tashmes dhe të së ardhmes. Ai e di se stuhitë, tërmetet dhe sëmundjet ngjitëse që të gjitha janë nëpunës të bindur që i nënshtrohen vullnetit të Zotit. Gjithashtu ngjarje të tilla si shiu dhe stuhitë pranverore, në dukje të ashpra, i sheh, në kuptim, si shkaqe të shumë dhuratave të bukura. Ai madje do ta shikojë vdekjen si një fillim për jetën e përhershme dhe varrin do ta shohë si derën e lumturisë së përhershme. Ju mund të bëni krahasime në më shumë aspekte për veten tuaj. Përdoreni realitetin për krahasimin.

    1. Kur’an 24:35