Translations:Yirmi Üçüncü Söz/148/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Besimi është edhe dritë edhe forcë. Po, njeriu që arrin një besim të vërtetë mund të sfidojë gjithë universin dhe është i shpëtuar nga të gjitha trysnitë e ndodhive duke qenë i mbështetur në forcën e besimit. Duke thënë: "Unë e kam mbështetur besimin tim tek Zoti.", ai me siguri të plotë, udhëton në anijen e jetës përmes dallgëve të trazuara të ngjarjeve. Ai të gjitha peshat e tij i lë në dorën e Fuqisë së vetme Absolute. Udhëton përmes botës me qetësi mendore dhe shpirtërore. Pastaj bën pushim në botën e ndërmjetme (Berzah) dhe më vonë mund të fluturojë më lart në parajsë me qëllim që të hyjë në lumturinë e përhershme. Nga ana tjetër, në qoftë se ai nuk mbështetet tek Zoti, jo vetëm që nuk mund të flutu- rojë për në parajsë, por përkundrazi, peshat e botës do ta tërhiqnin poshtë duke e zbritur në nivellin më të ulët.

    Prandaj, besimi bën të domosdoshëm vërtetimin e Njësisë së Zotit; Njësia të çon në nënshtrim dhe në përulësi ndaj Tij; perulesia dhe nënshtrimi i sjellin mbështetje tek Ai dhe mbështja tek Zoti domosdoshmërisht të siguron lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën.