Translations:Yirmi Üçüncü Söz/154/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Atij përsëri iu tha: “Kjo anije madhështore dhe e sigurt e cila po të mban ty është më e fortë, sigurisht ajo do ta mbrojë mallin më mirë se ti, se kushedi, ndoshta të merren mendtë dhe bie në det së bashku me barrën tënde dhe gradualisht do të humbasësh fuqinë dhe pak nga pak ato pesha do të bëhen më të rënda.

    Si rrjedhim, kurrizi yt i dalë dhe koka jote pa tru nuk do të kenë më fuqi t’i mbajnë ato. Përveç kësaj, në qoftë se të shikon kapiteni në këtë gjendje, ai ose do të të thotë që ti je i marrë e do të dëbojë nga anija, ose do të mendonte që ti je mosmirënjohës, ose do të lëshonte urdhër arresti e të të fuste në burg duke thënë: “Ky tradhtar akuzon anijen tonë dhe tallet me ne”. Për më tepër, ti tregohesh si keqdashës përpara çdo njeriu, sepse ti duke treguar mendjemadhësinë, e cila fsheh në vetvete dobësi ashtu siç e shohin mendjehollët, dëshmon mungesë fuqie nëpërmjet mburrjes; poshtërsi e hipokrizi me anë të shtirjes, dhe e bën veten tënde objekt talljeje në sytë e të gjithëve që po qeshin me ty. Pasi i dëgjoi të gjitha këto fjalë, ai njeri fatkeq erdhi në vete dhe në çast lëshoi peshën e tij mbi kuvertën e anijes dhe u ul mbi të. Atëherë i tha tjetrit: “Ah! Zoti qoftë i kënaqur me ty, shpëtova nga ajo peshë, shpëtova nga burgu dhe nga të vepruarit si budalla.”