Translations:Yirmi Üçüncü Söz/158/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Këtu do të paraqesim një tregues të qartë dhe një provë vendimtare nga mijëra argumente që lidhen me këtë çështje. Është ajo e ndryshueshmërisë. Këto ndryshime midis ardhjes së kafshës dhe të njeriut në këtë dynja, tregojnë se njeriu merr tipare njerëzore nëpërmjet besimit, domethënë integriteti njerëzor arrihet me besim, sepse kur shfaqen kafshët në dynja, ato vijnë të plotësuara në të gjitha anët në përputhje me nevojat e tyre sikur ato të kishin qenë plotësuar në një botë tjetër dhe të tilla të dërgoheshin që andej. Ato i mësojnë të gjitha domosdoshmëritë e jetës së tyre, marrëdhëniet me krijesat e tjera dhe ligjet e jetës ose për dy orë, ose për dy ditë, ose për dy muaj, duke u bërë të afta brenda këtij limiti kohor. Kafshët, si trumcakët dhe bletët, brenda njëzet ditëve fitojnë fuqinë për të mbijetuar dhe aftësinë e eksperiencën në punët që ato kryejnë, ndërkohë që njeriut i duhen njëzet vjet.