Translations:Yirmi Üçüncü Söz/160/sq
Ndërsa njeriu ka nevojë të mësojë çdo gjë kur vjen në botë; ai është i paditur, madje ai nuk mund t’i mësojë plotësisht kushtet e jetës për një hark kohor njëzet vjeçar. Në të vërtetë atij i kërkohet të vazhdojë të mësojë deri në përfundimin e jetës së tij. Gjithashtu ai dërgohet në këtë botë në formën më të dobët e të pafuqishme. Ai mund të ngrihet në këmbët e tij vetëm pasi të ketë mbushur dy vjeç; vetëm kur mbush të pesëmbëdhjetat ai mund të dallojë midis të mirës dhe të keqes dhe në sajë të eksperiencës njerëzore, ai mund të tërheqë pranë vetes gjërat e dobishme dhe të largojë të tjerat që janë të dëmshme. Ai duhet të pyesë!