Translations:Yirmi Üçüncü Söz/161/sq
Me mëshirën e kujt po drejtohem në jetë? Me dëshirën dhe dashurinë e kujt po përsosem unë? Kush është Ai, që me përkëdhelitë e të Cilit unë po ushqehem dhe udhëzohem me kaq delikatesë? Të njohësh, të duash dhe t’i lutesh me gjuhën e të pafuqishmit Atij që na i përmbush mijërat e nevojave tona, është detyra e natyrshme e njeriut me qëllim që ai të përsoset me anë të dijes duke shprehur lutjet dhe dhurimine tij ndaj Zotit xh.sh. duke qenë rob i devotshëm ndaj Tij dhe duke fluturuar me fletët (krahët)e pafuqisë e të varfërisë në rangun më të lartë të adhurimit.