Translations:Yirmi Üçüncü Söz/163/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Përveç kësaj, meqenëse njeriu përballet me prova e mundime të pafundme dhe meqë sulmohet nga armiq të shumtë dhe është nevojtar për kërkesa të pafundme, pasi ai është shumë i dobët dhe i pafuqishëm, atëherë pas besimit të sinqertë, detyra e tij themelore e natyrshme është lutja që i drejtohet Krijuesit. Dhe për sa i përket lutjes, ajo është esenca e adhurimit.

    Për të realizuar një dëshirë apo kërkesë që nuk mund ta arrijë, fëmija ose do të qajë ose do ta kërkojë. Domethënë, ai ose do të lutet nëpërmjet gjuhës së pafuqisë, ose aktivisht, ose gojarisht duke u bërë kështu i suksesshëm në përmbushjen e tyre. Në këtë mënyrë, njeriu është i ngjashëm me një fëmijë të dobët, delikat e të përkëdhelur në botën e gjallesave. Ai ose duhet të qajë në praninë e të Gjithëmëshirshmit duke shprehur dobësinë dhe paaftësinë e tij, ose t’i drejtohet me lutje duke shprehur nevojën dhe varfërinë që ka, me qëllim që t’i përmbushen kërkesat dhe t’i realizohen dëshirat. Duke vepruar kështu, ai shpreh falënderim e mirënjohje për realizimin e tyre. Përndryshe, në qoftë se ai thotë me arrogancë ashtu si një fëmijë i marrë i cili qan madje edhe për shkak të një mize, “Me fuqinë time unë i nënshtroj e i mposht gjërat”, në një kohë që ai është i pamundur t’i nënshtrojë gjërat që janë një mijë herë më të fuqishme se ai, ose thotë: Unë i bëj ato të më binden sipas ideve të mia dhe që marr masat.” Në këtë nënyrë ai zhytet në mosmirënjohje ndaj mirësive të Zotit xh.sh. Dhe pikërisht kjo është kundër natyrës së njeriut. Kështu ai e bën veten të meritojë një dënim të rreptë.