Translations:Yirmi Üçüncü Söz/175/sq
Lloji i katërt i lutjes është lutja jonë më e mirënjohur. Kjo gjithashtu është dy llojesh:
Njëra është aktive duke marrë masat e duhura, ndërsa tjetra është me fjalë dhe me zemër.
Për shembull: duke përdorur shkaqet ne bëjmë dua aktive, duke qënë të vetëdijshëm se thjesht grumbullimi i shkaqeve nuk do të thotë se ato do të japin rezultatin, por tregon që kemi marrë një pozitë të përshtatshme gjë e cila e kënaq Zotin xh.sh. Kjo sigurisht bëhet me qëllim që të kër-kosh rezultatin prej Krijuesit të vërtetë nëpërmjet gjuhës së marrjes së masave apo të përgatijes. Të plugosh një fushë do të thotë të trokasësh në derën e Thesarit të mëshirës Hyjnore. Meqenëse kjo lloj lutjeje aktive drejtohet për tek Emri dhe tek Titulli i Bujarit Absolut, ajo është e pranueshme në shumicën e rasteve.