Translations:Yirmi Üçüncü Söz/186/sq
Për shembull: Mosbesimi, në vetvete është e keqe, është shkatërrim dhe përgënjeshtrim. Por kjo e keqe e vetme përfshin fyerje për të gjithë universin dhe përmban përçmim e shpërfillje ndaj të gjithë Emrave Hyjnorë, gjithashtu abuzon dhe përçmon të gjithë njerëzimin. Kjo ndodh për faktin se këto krijesa kanë pozita të larta dhe kryejnë funksione shumë të rëndësishme. Me fjalë të tjera, ato janë komunikata Hyjnore, janë pasqyra Hyjnore dhe nëpunës Hyjnorë. Mirëpo, mosbesimi i heq ose i shkarkon ato nga pozita e të qënit pasqyrë dhe nëpunës të nënshtruar që kryejnë funksione me shumë domethënie:
Gjithashtu mosbesimi i zbret ato në nivelin e kotësisë duke i konsideruar si lodra të rastësisë dhe nëpërmjet shkatërrimit të ndarjes dhe të zhdukjes ai i zbret ato në një shkallë ku konsiderohen kalimtare e që do të kalben shpejt, i quan pa rëndësi e pa vlerë deri tek qënia e tyre si hiç asgjë. Kështu, nëpërmjet përgënjeshtrimit, mosbesimi fyen Emrat Hyjnore, injoron skalitjet dhe shfaqjet e tyre, bukuritë e të cilave shihen anembanë universit në pasqyrën e qënieve saqë ajo që quhet ‘humanizëm’, e cila është një poemë e urtë e vargëzuar shpall në mënyrë të bukur të gjitha shfaqjet e Emrave të Shenjtë Hyjnorë dhe është një mrekulli brilante gjithëpërfshirëse e Fuqisë, ashtu si bërthama për elementet dhe anëtarët e një peme të vazhdueshme. Ky mosbesim e ul shumë poshtë atë njeri i cili mban pozitën e kalifit –përfaqësuesit të Zotit në tokë– duke e marrë pra amanetin më të madh me të cilin u bë më i lartë se toka, se qielli dhe malet, si dhe fitoi epërsi ndaj engjëjve. Këtë njeri, mosbesimi e zbret në një nivel më të ulët e më të dobët, më të pafuqishëm dhe më të varfër se sa kafsha më e ulët e përkohshme.