Translations:Yirmi Üçüncü Söz/187/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Përmbledhje: Nefsi i njeriut që urdhëron për të kryer vepra të këqia, në lidhje me shkatërrimin e të keqen, mund të kryejë krime të panumërta, por për sa i përket mjeshtërisë dhe bërjes së të mirës, fuqia e tij është jashtëzakonisht e pakët dhe e pjesshme. Po, njeriu mund ta shkatërrojë shtëpinë për një ditë, ndërsa për ta ndërtuar kërkon njëqind ditë.

    Megjithatë në qoftë se shpirti heq dorë nga egoizmi dhe kërkon të mirën dhe ekzistencën nga ndihma Hyjnore duke i dalë para të keqes dhe shkatërrimit dhe mbështetet tek Zoti si një rob i vërtetë duke i kërkuar Atij falje, atëherë do të shfaqet misteri i vërsetit Kur’anor: يُبَدِّلُ اللّٰهُ سَيِّئَاتِهِم۟ حَسَنَاتٍ “Zoti (xh.sh) do t’ua ndryshojë të keqen e tyre me të mira.” ([1]) Aftësia e tij e pakufishme për të keqen do të transformohet në aftësi të pakufishme për të mirë. Ai do të fitojë vlerën e "Modelit më të bukur" dhe do të ngjitet në shkallën më të lartë.

    1. Kur’an:25:70