Translations:Yirmi Üçüncü Söz/199/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Njëherë po futesha në një qytet të madh. Kur hodha vështrimin, pashë se ai kishte plot pallate të mëdhenj. Tek dyert e disa prej këtyre pallatave ndodheshin vende argëtimi të ngjashme me kinoteatra të ndritshme. Ato tërheqnin vëmendjen e çdo njeriu dhe e zbavisnin atë. Duke soditur me kujdes, pashë se pronari i këtyre pallateve kishte ardhur tek dera Ai luante me një qen dhe po ndihmonte dëfrimet dhe zbavitjet. Gratë po dëfreheshin me biseda ngashënjyese me të rinj të shthurur; vajza të rritura po organizonin lojra fëmijësh. Portieri kishte marrë rolin e drejtimit të të tjerëve. Në këtë moment kuptova se ana e brendshme e atij pallati të madh ishte krejt bosh, pra e zbrazur nga banorët e tij. Të gjitha detyrat dhe funksionet që ishin përcaktuar të kryheshin nuk vepronin, pasi ishin paralizuar; morali dhe etika e banorëve të tij kishin rënë, ndërgjegja u kishte vdekur, prandaj ato kishin marrë këtë rol para derës.