Translations:Yirmi Üçüncü Söz/200/sq
Vazhdova të eci derisa arrita tek një pallat tjetër po aq i madh. Tek ky pashë se para derës gjendej një qen besnik dhe një portier i rreptë e i pafjalë. Përpara pallatit nuk kishte asgjë që të të tërhiqte vëmendjen. Kjo qetësi e heshtje më habiti! Isha shumë kureshtar të dija rreth shkakut, pasi nuk ngjasonte fare me gjendjen që pashë tek pallati tjetër. Hyra brenda dhe pashë se ai ishte shumë i këndshëm e i hareshëm në të gjitha katet. Njerëzit e pallatit ishin të zënë sipas kateve me detyrat e tyre të ndryshme që u ishin ngakuar t’i zbatonin. Burrat në katin e parë vëzhgonin administrimin dhe drejtimin e pallatit. Në katin sipër tij vajzat dhe fëmijët merrnin mësim; tek kati i tretë gratë bënin zbukurime e qëndisje të mahnitshme nëpër modele të ndryshme veshjesh, kurse tek kati i fundit ndodhej pronari i cili shkëmbente informacione telefonike me mbretin dhe ishte i preokupuar me detyra të larta të denja për të, që të sigurojë paqen dhe qetësinë e njerëzve si dhe për të arritur qëllimin dhe përparimin e tij. Gjithësecili prej tyre kryente detyrën sipas specialitetit dhe vendit të përshtatshëm. Pata mundësi të endesha nëpër anët e pallatit duke soditur me qetësi meqë për ato isha i padukshëm; më vonë e lashë pallatin dhe shëtita nëpër qytet.