Translations:Yirmi Üçüncü Söz/201/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Gjithandej gjendeshin vetëm këto dy lloje pallatesh. Kur pyeta për këtë, mua m’u tha: “Pallatet që ishin pa njerëz brenda por që ishin të stolisur e argëtues nga jashtë derës, u përkasin jobesimtarëve të përparuar dhe njerëzve të çudhëzuar nga e drejta, ndërsa pallatet e tjera u përkasin muslimanëve të mëdhenj, të nderuar e të shquar.”

    Pastaj në një qoshe unë kalova tek një pallat mbi të cilin ishte shkruar Emri im “Said”. Isha kurioz për të. Shikova më nga afër dhe sikur pashë imazhin tim në të. Dhe duke bërtitur me habi, erdha në vete dhe u zgjova.