Translations:Yirmi Üçüncü Söz/206/sq
Ndërsa në lidhje me pasivitetin, me pranimin dhe lutjet, njeriu është një mysafir i nderuar në këtë bujtinë të botës. Ai është mysafir i Krijuesit të Gjithëmëshirshëm e Gjithëbujar, thesaret e pasosura të mëshirës i janë hapur atij si dhe shpikje të veçanta të panumërta janë shërbëtore të nënshtruara të tij. Një rreth shumë i madh është përgatitur për argëtimin e zbavitjen e këtij mysafiri, ku vetëm gjysma e diametrit të atij rrethi është aq e gjatë dhe e gjerë sa mund të shtrihet imagjinata.