Translations:Yirmi Üçüncü Söz/211/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Një person i dha njërit prej shërbëtorëve të tij dhjetë monedha ari dhe e porositi “që të qepe një kostum nga lloji më i mirë i stofrave.” Ndërsa një shërbëtori tjetrër i dha njëmijë monedha ari dhe së bashku me këtë shumë i dha një listë të vogël, në të cilën kishte shënuar gjërat që kërkonte, dhe pasi e futi në xhepin e shërbëtorit shumën e mone- dhave të arit dhe listën, i nisi ata për në treg. Shërbëtori i parë bleu një kostum të shkëlqyer nga stofi më i bukur me dhjetë monedha ari. Kurse tjetri nuk përdori fare arsyen dhe nga budallallëku i tij dhe pa e lexuar fare listën e shkruar në xhep, imitoi shërbëtorin e parë dhe i dha tregtarit të gjithë shumën prej një mijë monedhash ari dhe kërkoi prej tij një kostum burrash prej stofrave që gjendeshin aty. Mirëpo shitësi i pandershëm e hileqar i dha atij një kostum nga një stof me cilësi shumë të dobët. Pastaj shërbëtori fatkeq u kthye tek pronari dhe mori një qortim të ashpër e ndëshkim të rëndë. Natyrisht edhe njeriu më mendjetrashë do ta kuptonte se një mijë monedha ari që iu dhanë shërbëtorit të dytë nuk ishin të destinuara për blerjen e një kostumi, por për të zhvilluar një tregti me rëndësi.