Translations:Yirmi Üçüncü Söz/212/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në të njëjtën mënyrë, njeriut të cilit iu dhuruan këto aparatura shpirtërore e këto gjymtyrë të holla që secila nga ato po të krahasoheshin me gjymtyrët e kafshës, do të dukej qartë se ato të njeriut janë njëqind herë më të larta në grada e më të mëdha se ato të kafshëve. Për shembull: merr në konsideratë organe të tilla si sytë e njeriut, të cilat mund të dallojnë të gjitha shkallët e bukurisë; shqisa e shijes e cila mund të dallojë shumëllojshmëritë e shijeve të veçanta të të gjitha ushqimeve; mendja e tij e cila depërton në thelbin e realiteteve dhe në detajet e tyre; zemra e tij e cila dëshiron e digjet për çdo lloj përsosmërie e plotësimi, ku janë këto me gjymtyrët e thjeshta të kafshëve, të cilat kanë të zhvilluara vetëm një ose dy grada!.. Bëjnë përjashtim disa veprime të veçanta që varen nga aparate të veçantë në një specie të veçantë, ku ky aparat e kryen detyrën e tij në një mënyrë që ka epërsi ndaj njeriut, i cili nuk i ka për mision këto detyra!