Translations:Yirmi Üçüncü Söz/213/sq
Sekreti i epërsisë së njeriut në lidhje me gjymtyrët e holla dhe aparaturat shpirtërore është ky: Shqisat e njeriut dhe ndjenjat e tij kanë fituar shumë zhvillim dhe shtrirje, pasi ai ka mendjen dhe mendimin. Shumë emocione dhe ndjeshmëri të holla kanë ardhur në ekzistencë për shkak të shumëllojshmërisë së nevojave të tij. Shqisat e tij janë shfaqur të lloj-llojshme.
Dhe për shkak se posedon një natyrë gjithëpërfshirëse, ai është bërë një bosht për dëshira e shpresa të shumta të cilat drejtohen për tek synime të pafundme. Duke parë detyrat e tij të shumta për shkak të natyrës, gjymtyrët dhe aparatet e tij janë shtrirë shumë. Dhe meqë ai është krijuar me një natyrë të aftë për të bërë çdo lloj adhurimi, atij i janë dhënë aftësitë që të përqafojë farërat e gjithë përsosmërisë.