Translations:Yirmi Üçüncü Söz/216/sq
Unë pashë se isha një udhëtar e vazhdoja një udhëtim të gjatë; domethënë po dërgohesha në një vend të largët. Pronari im kishte caktuar për mua një shumë prej gjashtëdhjetë monedhash ari dhe më jepte që të harxhoja çdo ditë nga pak prej asaj vlere. Unë i harxhova ato dhe erdha tek një hotel ku kishte zbavitje e dëfrime të të gjitha llojeve. Në një natë tek ai hotel unë harxhova dhjetë monedha ari duke luajtur kumar, duke dëfryer si dhe për qejf e famë. Në mëngjesin e të nesërmes nuk më kishin mbetur më para. Përveç kësaj unë nuk kisha bërë fare tregti e nuk kisha blerë ndonjë gjë që do të më nevojitej për vendin ku do të shkoja. E gjitha ajo që kishte mbetur tek unë nga paratë, ishin dhimbjet dhe mëkatet; dhe ajo që më kishte mbetur nga dëfrimet, ishin plagët dhe pikëllimet.