Translations:Yirmi Üçüncü Söz/219/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në gjendje të dëshpëruar unë nxora kokën tek dritarja e trenit dhe hodha vështrimin përpara me qëllim që të mund të shihja fundin e tunelit. Ndërkohë pashë se në vendin e hyrjes së tunelit kishte shumë gropa. Njerëzit flakeshin në to nga një tren i gjatë. Në këtë moment pashë një gropë përballë meje. Në çdo anë të saj ndodhej nga një gur varri. Shikova me habi dhe vërejta se në atë gur varri ishte emri “Said”, i shkruar me shkronja të mëdha. Atëherë me habi e frikë thirra: O bo bo! Sa keq! Ndërkohë, befas dëgjova zërin e burrit i cili më pat dhënë këshilla tek dera e hotelit.

    Ai tha: “A erdhe në vete?” Unë iu përgjigja: “Po, por është shumë vonë tani, dhe nuk më ka mbetur më fuqi...” Atëherë ai tha: “Pendohu dhe mbështetu tek Zoti.” Unë iu përgjigja pozitivisht!