Translations:Yirmi Üçüncü Söz/222/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ai udhëtim, është rruga që kalon nga bota e shpirtërave, nga periudhat e mitrave të nënave, nga rinia, pleqëria, nga varri, nga bota e ndërmjetme, nga ringjallja, nga ura e siratit për në jetën e amshuar.

    Gjashtëdhjetë monedhat e arit ishin gjashtëdhjetë vitet e jetës. Kur e pashë atë vizion unë e mendoja veten përafërsisht dyzet e pesë vjeç. Nuk kisha asnjë garanci për të jetuar deri tek të gjashtëdhjetat, por një student i sinqertë i Kur’anit më këshilloi që ta shpenzoja gjysmën e të pesëmbëdhjetave që më kishin mbetur për botën tjetër. Hoteli për mua ishte Stambolli... Treni ishte koha, çdo vagon ishte një vit. Tuneli është jeta e kësaj bote, lulet me gjemba dhe frutet ishin kënaqësitë e paligjshme dhe dëfrimet e ndaluara të cilat shkaktojnë dhimbje kur je në to. Përfytyrimi i ikjes së tyre dhe parashikimi i ndarjes i shkakton njeriut dhimbje të thellë në zemër dhe ia copëton atë, duke e bërë të vuajë dënim.

    Portieri në tren i tha atij që t’i jepte pesë qindarka me qëllim që ai t’i jepte sa të donte nga lulet. Kuptimi i kësaj është siç vijon: Dëfrimet dhe kënaqësitë që i fiton njeriu nëpërmjet përpjekjes hallall që janë brenda caqeve të të lejuarës, janë të mjaftueshme për lumturinë dhe qetësinë e tij. Kështu s’ka arsye për të hyrë tek harami, tek e ndaluara. Pjesën tjetër mund ta interpretosh vetë.