Translations:Yirmi Üçüncü Söz/224/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Njeriu në këtë botë i ngjason një fëmije delikat e të përkëdhelur. Gjendet një forcë e madhe në dobësinë e tij dhe një fuqi e madhe në pafuqinë e tij, sepse atij me fuqinë e kësaj dobësie dhe me forcën e kësaj pafuqie i janë nënshtruar këto qënie.

    Në qoftë se njeriu do ta kuptonte dobësinë e tij dhe do të bënte lutje me gojë, me gjendje e sjellje, do të pranonte pafuqinë dhe do të kërkonte ndihmë dhe njëkohësisht do të falënderonte për nënshtrimin (e tyre) ndaj tij, ai do të arrinte qëllimet, do t’i plotësoheshin dëshirat në një mënyrë që ai nuk do të arrinte as një të dhjetën e tyre me fuqinë e tij. Ai nganjëherë, gabimisht ia atribuon fuqisë së tij, atë çka arriti me anë të një lutjeje drejtuar Krijuesit nëpërmjet gjuhës së gjendjes së tij.

    Për shembull, forca e fshehur në dobësinë e një zogu pule e bën nënën pulë të sulmojë madje edhe një luan! Kështu, forca e fshehur në dobësinë e drangut, këlyshit, të luanit nënshtron për vete atë nënë të egër luaneshë duke e lënë të uritur për të qenë vetë i ngopur, megjithëse është i vogël dhe i dobët. Shikoje pra këtë fuqi të madhe në dobësinë dhe në shfaqjen e Mëshirës Hyjnore, e cila vlen të përmendet...