Translations:Yirmi Üçüncü Söz/225/sq
Ashtu edhe një fëmijë i përkëdhelur, megjithëse delikat, arrin të nënshtrojë të fortët nëpërmjet qarjes ose kërkesave dhe me gjendjen e dëshpëruar në një kohë që as një të njëmijëtën e atyre kërkesave nuk mund ta realizonte me fuqinë e vet. Pra dobësia dhe pafuqia e tij është mëshirë dhe një shtysë mbrotjeje ndaj tij në atë shkallë, saqë fëmija me gishtin e tij të vockël mund të nënshtrojë trimat e mëdhenj, madje edhe mbretërit dhe emirët. Në rast se fëmija do të mohonte atë mëshirë dhe do të akuzonte atë mbrojtje duke thënë me marrëzi e mburrje: “Unë me fuqinë time i nënshtrova këto.” natyrisht, ai meriton të marrë një shuplakë.