Translations:Yirmi Üçüncü Söz/231/sq
Po, o njeri! Në lidhje me trupin tënd bimor dhe me nefsin tënd shtazor, ti je një pjesë e shurdhët dhe një grimcë e vockël, je krijesë e varfër, je një kafshë e dobët që përkundet në valët e frikshme të lumnajës së qënieve. Por ti me plotësimin nëpërmjet dritës së besimit e cila përfshin rrezatimin e dashurisë Hyjnore, dhe duke përparuar me edukimin e islamit ndriçues që është ndriçuar me nurin e imanit në këndvështrimin njerëzor, ti je mbret në këtë gjendje robërie, je i tëri brenda të pjesshmes tënde, je një botë e gjerë në vogëlsinë tënde; ti gëzon një pozitë dinjitoze me gjithë uljen tënde, dhe je drejtues i atij rangu të lartë dhe i asaj sfere të gjërë sa mund të thuash: “Krijuesi im i Gjithëmëshirshëm e ka bërë botën një shtëpi për mua; diellin dhe hënën i ka bërë drita për atë shtëpi; e ka bërë për mua pranverën një tufë lulesh, ka bërë për mua verën tryezë mirësish, i ka bërë për mua kafshët shërbëtore të bindura dhe së fundi i ka bërë për mua bimët orendi të stolisura për shtëpinë time.”