Translations:Yirmi İkinci Söz/273/sq
Në trajtesën time të titulluar "Katreh", një pikë nga deti i Njësisë, e cila është rreth besimit në Zotin xh.sh., unë kam shpjeguar shkurtazi prova e dëshmi për ekzistencën e Zotit xh.sh. dhe për Unitetin, të bëra nga të gjitha qëniet, secila nëpërmjet pesëdhjetë e pesë gjuhëve. Gjithashtu, në trajtesën "NOKTA", Një pikë nga drita e njohjes së Zotit xh.sh., unë kam përmendur katër prova universale nga dëshmitë e ekzistencës së Zotit të Plotëfuqishëm dhe të Unitetit, çdonjëra prej të cilave ka fuqinë e njëmijë provave. Për më tepër, meqenëse ne i kemi diskutuar në afërsisht dymbëdhjetë trajtesa të mia në arabisht me qindra prej provave vendimtare duke treguar ekzistencën e domosdoshme të Zotit të Plotëfuqishëm dhe Unitetin, unë do të mjaftohem me ato dhe nuk do të ndërmarr ndonjë hetim të thellë. Ne vetëm do të përpiqemi të tregojmë në këtë "Fjalën e Njëzet eDy" "Dymëdhjetë shkreptima" nga dielli i besimit në Zotin xh.sh., të cilat unë i kam shkruar shkurtazi në vendet e tjera të Risale-i Nurit.