Translations:Yirmi İkinci Söz/275/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Vërtetimi i Unitetit Hyjnor është dy llojesh. Për shembull, në qoftë se mallrat e ndryshme të një njeriu të pasur arrijnë në një treg ose në një qytet, ka dy mënyra me të cilat njihen se ato janë të tijat.

    E para: Është mënyra e përmbledhur, e thjeshtë dhe e përgjithshme, -domethënë, si për njerëzit e zakonshëm- e cila është: “Askush përveç atij nuk mund ta pronzojë këtë sasi të madhe mallrash.” Por ama brenda këtij shikimi të njeriut të zakonshëm mund të ndodhin shumë vjedhje, dhe shumë të tjerë mund të pretendojnë pronësinë e disa pjesëve të atyre mallrave.

    Mënyra e dytë është kjo: Duke lexuar shkrimin e tij në çdo pako, duke njohur firmën e tij në çdo deng dhe duke shikuar vulën e tij në çdo parti malli, njeriu deklaron:“Çdo gjë i përket atij personi.” Në këtë mënyrë, në kuptim, çdo gjë tregon atë njeri të pasur. Ashtu si mallrat që e njohin pronarin e tyre në dy mënyra,