Translations:Yirmi İkinci Söz/280/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    O adhurues i pavëmendshëm i shkaqeve! Shkaqet janë një perde; sepse dinjiteti Hyjnor dhe madhështia kërkojnë perde. Por ajo e cila vepron dhe që i kryen çështjet është fuqia e Krijuesit të përjetshëm; sepse Uniteti Hyjnor dhe lavdia e kërkojnë këtë të jetë kështu, dhe bëjnë të domosdoshme pavarësinë e tyre. Nëpunësit e Monarkut të parapërjetësisë nuk janë ekzekutuesit e vërtetë të ndonjë çështjeje të Sovranitetit të Hyjnisë, por ato janë lajmëtarë për atë madhështi e sovranitet, janë thirrës për tek Ato dhe vëzhguesit e tyre të admiruar. Ato nëpunës dhe mjete janë vetëm për të bërë të njohur dinjitetin e fuqisë dhe madhështinë e Hyjnisë, me qëllim që të mos shfaqet drejtëpërdrejtë Dora e fuqisë në çështje të pjesshme e të ulëta, pra me qëllim që fuqia të mos shikohet të jetë e shoqëruar në gjërat e ulëta e të paçmueshme. Jo ashtu si një mbret njerëzor, i cili i cakton në mbretërinë e tij nëpunësit e zyrtarët veçse si ortakë për arsye të pafuqisë së tij dhe të nevojës.