Translations:Yirmi İkinci Söz/283/sq
Meleku Azrail, paqja qoftë mbi të, i tha Zotit të Plotëfuqishëm: “Robët e Tu do të ankohen rreth meje dhe do të zemërohen me mua ndërsa unë jam duke kryer detyrën time të marrjes së shpirtërave në kohën e vdekjes.
Ndërkohë All-llahu xh. sh. i tha atij me gjuhën e urtësisë: “Unë do të lë perdet e fatkeqësive e të sëmundjeve midis tyre dhe shërbëtorëve të Mi, me qëllim që ankesat t’u drejtohen atyre shkaqeve që ata të mos jenë të zemëruar me ty.