Translations:Yirmi İkinci Söz/284/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Atëherë, shiko! Ashtu si sëmundjet që janë perde të cilave u atribuohen ato që imagjinohen si gjëra të këqia tek vdekja dhe ashtu si bukuria e urtësia që gjenden në marrjen e shpirtërave e cila është realiteti që i atribuohet detyrës së Azrailit Alejhis-selam; po ashtu Hazreti Azraili është një perde. Ai është një zbatues i asaj detyre dhe perde për fuqinë Hyjnore, me qëllim që disa gjendje në marrjen e shpirtërave të cilat janë në dukje të këqija, të pamëshirshme dhe të cilat janë të papërshtatshme me plotësimin e mëshirës të mos i atribuohen All-llahut të Plotfuqishëm.