Translations:Yirmi İkinci Söz/291/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shembull, në qoftë se ti shikon një personalitet të jashtëzakonshëm së bashku me thurjen e njëqind dengjeve stofrash dhe materialesh të tjera të ndryshme përlhurash si mëndafshi ose kambriku (pëlhurë pambuku) prej një onsi peshe pambuku, dhe përveç kësaj nga ai pambuk bëhen shumë ushqime si hallva e ëmbëlsira; pastaj ti e shikon se si Ai merr një grusht hekur e gur, mjalt e gjalp, ujë e dhe, dhe prej tyre prodhon arin e kulluar; ti do të gjykoje në fund me siguri se Ai zotëron një art të mrekullueshëm që i përket vetëm Atij dhe një fuqi mbizotëruese mbi krijesat, saqë të gjitha elementet e tokës i nënshtrohen Atij dhe të gjitha substancat e dheut shikojnë tek Fjala e Tij.