Translations:Yirmi İkinci Söz/301/sq
Në të njëjtën mënyrë, për sa ka të bëjë me “dhënien e jetës” midis shfaqjeve të ndritshme të Diellit të Parapërjetësisë, ndodhet një vulë mbi çdo qënie të gjallë, saqë sikur të supozonim të bashkoheshin të gjitha shkaqet dhe secila të kishte fuqinë për të vepruar dhe të kishte aftësinë e zgjedhjes, ato përsëri nuk do të mundeshin ta imitonin atë vulë, sepse qëniet e gjalla, të cilat janë mrekulli të fuqisë Hyjnore, janë secila në formën e një pike përqëndrimi të Emrave Hyjnorë, të cilat janë si rrezet e Diellit të Parapërjetësisë.