Translations:Yirmi İkinci Söz/302/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në qoftë se ai mbishkrim i çuditshëm i mahnitshëm urtësie dhe ajo shfaqje e misterit të Njësisë mbi qëniet e gjalla, nuk do t’i atribuoheshin të Vetmit dhe Vetekzistuesit përjetësisht, kjo do të bënte të domosdoshme rënien në shkallën më qesharake të çudhëzimit dhe në llojin më të çmendur të bestytnisë si të pranoje se, e fshehur brenda çdo krijese të gjallë dhe madje brenda një mize ose një luleje, të ekzistoka një fuqi e pafundme krijuese, një njohuri që t’i përfshinte të gjitha gjërat dhe madje një Vullnet Absolut me të cilin të drejtohej universi, ose t’ia jepje atributet Hyjnore çdo grimce prej grimcave të çdo gjallese, Atribute të cilat janë të veçanta vetëm për Zotin, Ekzistuesin e vetëm të domosdoshëm xh.sh. Mjaft thjesht, kjo do të bënte të domosdoshme t’ia atribuosh Hyjninë çdo grimce luleje ose mize.