Translations:Yirmi İkinci Söz/303/sq
Sepse Krijuesi xh.sh. u ka dhënë grimcave të çdo gjëje –sidomos në qoftë se ato janë farëra dhe bërthama– një gjendje të tillë të veçantë, sikur ajo grimcë shikon tek ajo Qënie e gjallë, ndonëse ajo është një pjesë prej saj dhe merr një pozitë të caktuar në përputhje me sistemin e saj dhe rregullin e saj.
Në të vërtetë, një grimcë e tillë merr cilësitë e të shikuarit të të gjitha specieve të cilave u përket qënia e saj, gjë e cila tregon vazhdimësinë e asaj specieje dhe, duke fluturuar me krahë me qëllim që të vendoset e të ngulet në një vend të përshtatshëm me vazhdimësinë e specieve të saj duke ngritur flamurin e asaj specieje. Në të vërtetë, ajo mban një pozitë të tillë e cila do të vazhdojë marrëveshjet dhe lidhjet që kanë të bëjnë me ushqimin dhe furnizimin me të gjitha qëniet e tjera, me të cilat ajo qënie e gjallë është e lidhur dhe prej të cilave ajo ka nevojë.