Translations:Yirmi İkinci Söz/308/sq
Për shembull, një grimcë e tillë e pajetë në beben e syrit tënd ka lidhje me syrin tënd, me kokën, me trupin, me fuqitë e tua të riprodhimit, me forcën tërheqëse dhe shtytëse, me venat e tua dhe arteriet, me mekanizmin, me forcat ndijore dhe me nervat, madje ajo ka lidhje edhe me vetë llojin njerëzor e të tjera...
Atëherë ekzistenca e këtyre lidhjeve dhe detyrave tek një grimcë tregon në mënyrë të vetëkuptueshme për sytë që nuk janë të verbër se ajo është një vepër arti dhe një nëpunëse e ngarkuar e të Gjithëfuqishmit të Parapërjetësisë dhe ajo është e urdhëruar dhe vepron nën rregullin e Tij xh.sh.