Translations:Yirmi İkinci Söz/309/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dritarja e dytë: Të gjitha molekulat e ajrit mund t’i vizitojnë të gjitha lulet dhe frutat. Ato gjithashtu mund të futen tek ato dhe të punojnë brenda tyre. Në qoftë se ato nuk janë nëpunëse të nënshtruara të Një të Gjithëfuqishmi absolut i Cili i shikon dhe i njeh të gjitha gjërat, atëherë ato molekula endacake, bredharake, do të duhej t’i njihnin të gjitha sistemet dhe strukturat e të gjitha frutave dhe luleve, artin e tyre, prirjen e formave të rrobave që i veshin ato dhe mjeshtërinë e tyre perfekte dhe gjithëpërfshirëse të cilat janë të gjitha të ndryshme. Ja pra, kjo grimcë shfaq rrezet e një drite të Unitetit Hyjnor, ashtu si dielli. Ti mund ta krahasosh dritën me ajrin dhe ujin me dheun.