Translations:Yirmi İkinci Söz/311/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dritarja e tretë: Në qoftë se ti e mbush një vazo lulesh me ca dhè, i cili përbëhet nga grimcat, ajo mund të jetë mjet për rritjen dhe zhvilimin e çdo bime të lulëzuar dhe frutdhënëse që gjendet në të gjithë tokën, pastaj ti vendos ca farëra të holla në të, ato farëra të ngjashme – si sperma– dhe të përbëra nga karboni, azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni; ato janë të ngjashme nga natyra pavarësisht se janë të ndryshme, pasi është vendosur tek ato me penën e Kaderit programi i paraardhësve të tyre, i cili është thjesht shkrim i pastër jolëndor.