Translations:Yirmi İkinci Söz/336/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po, gjithkush që ka një thërrime vetëdije do ta kapë, e perceptojë se të krijosh me rregull të plotë në ngjalljen e tokës së vdekur në pranverë trëqind mijë shembuj ringjalljeje prej së vdekuri, dhe të shkruash pa gabim, pa defekt ose mangësi, në mënyrën më të mirëbalancuar, me përmasa të harmonizuara, të mirërregulluara dhe në mënyrën më të plotë anëtarët individualë të treqind mijë specieve njëri brenda tjetrit në faqen e tokës, kjo është një vulë e veçantë për të Vetmin e Gjithëlavdisë, për të Plotfuqishmin e Plotësimit, për të Gjithurtin e Bukurisë, i Cili zotëron një fuqi të pafundme, një njohje gjithëpërfshirëse, dhe një vullnet të aftë për të administruar të gjithë universin.