Translations:Yirmi İkinci Söz/353/sq
Në të vërtetë, këtyre qënieve duke filluar nga grimcat për tek diejt, qofshin individë apo specie, të vogëla apo të mëdha, u është veshur një këmishë madhështore prej një stofi urtësie të zbukuruar me frutat dhe qëllimet, dhe me dobitë dhe synimet.
Dhe mbi atë këmishë duke treguar urtësi, një mantel mirësie i stolisur me lulet e mirëbërësisë dhe të dashamirësisë është prerë në përputhje me shtatin e çdo gjëje; dhe mbi atë mantel të dekoruar favori, një tryezë e një ushiqimi të përgjithshëm është vendosur, e ndriçuar me shkreptimat e dashurisë, të dhuratave dhe të mirëbërësisë, të cilave u janë bashkangjitur dekoratat e mëshirës, të cilat, së bashku me dhënien e atyre dekoratave të ndritshme të veshura me xhevahire, janë të gjitha grupet e qënieve të gjalla në faqen e tokës që përmbushin të gjitha nevojat e tyre.