Translations:Yirmi İkinci Söz/356/sq
Po, ashtu siç shikojmë se çdo individ është në nevojë të ushqimit dhe të domosdoshmërive për vazhdimësinë e jetës, po ashtu shohim se të gjitha qëniet në botë, në mënyrë të veçantë gjallesat, qofshin ato universale ose të pjesshme, të tëra ose pjesë, kanë shumë dëshira e nevoja lëndore dhe jolëndore për ekzistencën e tyre, për jetët e tyre dhe për vazhdimësinë e jetëve të tyre. Por kërkesat dhe nevojat e tyre janë për gjëra të tilla saqë duart e tyre nuk mund të arrijnë më të voglën e tyre dhe fuqia e tyre është e pamjaftueshme për më të voglën e atyre kërkesave. Megjithatë, ne shohim se të gjitha dëshirat e tyre dhe furnizimet e tyre lëndore dhe jolëndore, u jepen duarve të tyre nga ku ato nuk mund ta përfytyrojnë.” مِن۟ حَي۟ثُ لَا يَح۟تَسِبُ ([1]), me një regull të plotë dhe në kohën e duhur, në mënyrë të përshtatshme dhe me urtësi të plotë.
- ↑ Kur’an, 65: 3