Translations:Yirmi İkinci Söz/359/sq
Çdo lloj fare e mbjellë në fushë tregon se fusha duhet të jetë në administrimin e pronarit të farishtes dhe se fara gjithashtu është nën drejtimin e Atij që e ka nën kontroll fushën. Në të njëjtën mënyrë, fusha e lërueshme e qënieve, e njohur si elementet, universaliteti i tyre dhe gjithëpërfshirja, pavarësisht njëjtësisë dhe natyrës së pandërlikuar, bimët dhe kafshët, këto fruta të mëshirës, këto mrekulli të fuqisë dhe fjalët e urtësisë të njohura si krijesa shpërndarja e tyre në shumicën e vendeve dhe vendosja e tyre gjithandej, pavarësisht ngjashmërisë dhe shembëllimit të tyre me njëra-tjetrën, tregojnë se ato janë nën drejtimin e një Krijuesi të vetëm e të pashoq dhe Autorit të mrekullive, saqë është sikur çdo lule, çdo frut e çdo kafshë të ishte një vulë, stampë dhe nënshkrimi i Atij Krijuesi Gjithëbujar. Kudo që ato gjenden, secila thotë nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj të natyrshme; “Vula e Cilitdo që të jem, edhe kjo tokë tek e cila gjendem është gjithashtu shpikja e Tij. Stampa e cilitdo që të jem, ky vend është një mesazh i Tij gjithashtu. Nënshkrimi i cilitdo që të jem, ky atdhe gjithashtu është thurja e Tij.”