Translations:Yirmi İkinci Söz/361/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në të vërtetë, nëpërmjet gjuhës së ngjashmërisë dhe shëmbëllimit me individët e tjerë, çdo qënie individuale thotë: “Vetëm Ai i Cili ka në pronësi specien time mund të jetë pronari im; Kjo nuk mund të jetë ndryshe.” Dhe çdo lloj me gjuhën e përhapjes së tij me llojet e tjera në sipërfaqen e tokës thotë: Kush është pronari i të gjithë botës, vetëm Ai mund të jetë pronari im dhe nuk mund të jetë ndryshe. Po kështu toka me gjuhën e lidhjes së saj me planetët e tjerë dhe me diellin dhe me mbështetjen e saj të ndërsjellë me qiejt, thotë: “Vetëm Ai i Cili është pronari i gjithë universit mund të jetë pronari im. Kjo nuk mund të jetë ndryshe.”