Translations:Yirmi İkinci Söz/367/sq
Shkurtazi: Ashtu si përshtatshmëria dhe ngjashmëria tek anëtarët bazë midis të gjithë individëve të një specieje dhe i të gjitha specieve të një lloji qënieje, provojnë se ato janë veprat e Një Autori të vetëm, sepse Uniteti i penës dhe i Njësisë së vulës e kërkojnë atë, po ashtu kjo lehtësi absolute që e vëzhgon dhe kjo mungesë vështirësie kërkojnë në shkallën e të qënit e domosdoshme se ato janë veprat e një Krijuesi të Vetëm. Përndryshe vështirësitë që kanë arritur në shkallën e pamundësisë, do ta dënonin atë lloj qënieje dhe atë specie me mosekzistencë.