Translations:Yirmi İkinci Söz/368/sq
Për të përfunduar:
Në qoftë se të gjitha gjërat i atribuohen Zotit të Plotfuqishëm, ato bëhen aq të lehta sa një gjë e vetme; ndërsa në qoftë se një gjë i atribuohet shkaqeve, ajo bëhet aq të vështirë sa krijimi i të gjitha gjërave. Meqenëse çështja është kështu, atëherë kjo shumicë e jashtëzakonshme e vëzhguar në univers dhe ky bollëk i pakufishëm përpara syve tonë, tregojnë një stampë Uniteti, si Dielli.
Në qoftë se këto fruta të punuara me mjeshtëri të hollë të cilat ne i marrim me një bollëk e shumicë të tillë, nuk do të ishin prona e Një të Vetmi të Unitetit, ne nuk do të hanim edhe një shegë të vetme, madje edhe nëse do të jepnim të gjithë botën si çmim për punimin e saj.